Transmetuar më 26-05-2020, 17:11

Vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian do të duhet të presin deri në datën 15 qershor për të mësuar nëse do të hapen kufijtë me vendet e Bllokut.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri për çëshjtet europiane në Itali, ka thënë se ende nuk është vendosur një datë konkrete, por e sigurtë është që nuk do ketë hapje deri në 15 qershor.

Më pas vendet e BE-së do të vendosin për hapat e mëtejshëm.

Ndërkaq, në bazë të marrëveshjes mes tyre, vendet e Unionit deri tani kanë rënë dakord që kufijtë të hapen në datën 3 qershor.

Mbyllja e kushtëzuar nga koronavirusi ka sjellë krizë të rëndë ekonomike në të gjitha vendet e prekura. /k.k/noa.al/