Transmetuar më 26-05-2020, 18:42

Gishti i unazës së martesës mund të tregojë se sa imun jeni ndaj koronavirusit.

Por kjo vlen vetëm për meshkujt, sipas një studimi të ri që është publikuar në gazetën “Early Human Development”.

Kështu, meshkujt që e kanë të gjatë gishtin e unazës, thuajse sa gishti i mesit, mund të kenë më pak rrezik që të vdesin nga COVID-19 dhe gjasat janë që gjithashtu që simptomat e sëmundjes tek ata të jenë më të buta.

Arsyeja? Gjatësia e gishtit të unazës besohet se lidhet me sasinë e testosteronit.

Dhe testosteroni besohet se është mbrojtës ndaj koronavirusit pasi rrit përqendrimin e enzimës 2 (ACE2) në trup. /k.k/noa.al/