Transmetuar më 26-05-2020, 18:59

Është një ndër metodat e praktikuara që nga vitet 1500, dhe lidhet me besimin se vendosja e qepëve në këmbë do të mbante larg murtajën te njerëzit.

Në atë kohë mendohej se infeksionet përhapeshin nga miasma, ose ajri helmues dhe i dëmshëm.

Ideja e përgjithshme e vendosjes së qepëve në çorapet tuaja mund të burojë gjithashtu nga praktika e lashtë medicinale kineze e refleksologjisë së këmbëve.

Nervat në këmbë kanë qenë një pikë qendrore e mjekësisë Lindore për mijëra vjet dhe mendohet se veprojnë si pika hyrëse në organet e brendshme.

Qepët janë të pasura me komponime sulfurike. Sipas recetave popullore, kur vendosen në këmbë, këto komponime depërtojnë në trup. Pastaj vrasin bakteret dhe viruset dhe pastrojnë gjakun. Vendosja e qepëve përreth dhomës do të heqë qafe viruset, toksinave dhe kimikateve.

Nëse jeni me grip dhe jeni të gatshëm të provoni ndonjë gjë për t’u shëruar, vendosni qepë në çorapet tuaj. /k.k/noa.al/