Transmetuar më 26-05-2020, 23:23

Një video e publikuar nga "Marca", tregon momentin prekës kur një person takohet me gomarin e tij pas daljes nga karantina për shkak të koronavirusit.

Pamjet janë regjistruar në Spanjë ndërsa kjo ka ndodhur pas përfundimit të karantinës.

Ismael Fernández, i cili për shkak të koronavirusit duhet që të kthehej në banesën e tij dhe ta linte gomarin tek i vëllai është takuar me kafshën pas përfundimit të karantinës.

Pas lirimit të masave Fernández u rikthye që të takonte kafshën e tij.

Teksa i zoti i shfaqet dhe e thërret, gomari afrohet duke pëllitur dhe në sytë e tij shihen edhe lotët duke krijuar një moment tepër emocionues.

Ndërkohë edhe Ismael Fernández nuk i ka përmbajtur lotët.

“Nuk kam turp që po më dëgjoni duke qarë, sepse është një tregues që dashuria pa kushte ekziston,”-shkruan ai përkrah videos.

Shihni videon./noa.al/