Transmetuar më 27-05-2020, 08:10
Liqeni i Shkodres, foto ilustruese

Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës, një peshkatar. Viktima është 67-vjeçari Sulejman Syla, i cili kishte dalë për peshkim gjatë ditës së djeshme, e martë, por nuk ishte kthyer në shtëpi.

Të shqetësuar familjarët kanë njoftuar policinë, duke nisur kërkimet.

Mëngjesin e sotëm, ishin polumbarët ata që e gjetën peshkatarin të mbytur.

Nuk dihen ende rrethanat se si 67-vjeçari ka humbur jetën, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al