Transmetuar më 27-05-2020, 08:59

Disa nga 8 mijë nxënësit të cilët po ju nënshtrohen provimeve të maturës, u ulën në distancë të plotë dhe me xhel higjienizues për duart, në një klasë të madhe, të improvizuar në një fushë futbolli me bar.

Është kjo gjetja që vjen nga Oslo në Norvegji, në kushtet e emergjencës së koronavirusit.

Nxënësit u ulën në fushën e Vallhall Sports Arena, për të testuar dijet e tyre.

Struktura e mbuluar prej 9 mijë metër katrorë, shërben shpesh për ndeshje, koncerte, panaire dhe ekspozita dhe ka vende për 5.500 spektatorë. /a.y/noa.al