Transmetuar më 27-05-2020, 09:29

Në seancën parlamentare të së enjtes së kaluar, deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, nxori një lëpirëse në foltore, teksa fliste.

Por kjo ka bërë që në mbledhjen e sotme Byroja e Kuvendit, ta përjashtoi për dhjetë ditë.

Momenti i nxjerrjes së lëpirëses u shoqërua me replika me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, i cili e paralajmëroi për veprimet e tij.

“Çfarë lloj speciesh jeni more? Ju jeni lëpirësa dhe meritoni vetëm lollipop (lëpirëse)”, tha Gjoni, duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës. /a.y/noa.al