Transmetuar më 27-05-2020, 09:53

Në Spanjë, duke nisur nga kjo e mërkurë, nisin dhjetë ditë zie kombëtare.

Gjithçka në nderim të viktimave të koronavirusit, çka do të bëjë që deri në 5 qershor, flamujt të jenë në gjysmë shtizë në mbi 14 mijë ndërtesa publike.

Bëhet fjalë për periudhën më të gjatë të zisë kombëtare, prej shumë e shumë vitesh.

Spanja është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi, me 27.117 viktima dhe 283.339 të infektuar. /a.y/noa.al