Transmetuar më 27-05-2020, 10:09

Një rrjet i ushqimeve të shpejta fast food, iu dhuron klientëve kurora kartoni me përmasa shumë të mëdha, për të shmangur infektimin nga koronavirusi.

Një nismë e cila shton disa doza humori, ndaj politikave të distancimit social. Fotografitë e kapeleve të reja, po shpërndahen vetëm në dyqanet në Gjermani, duke u bërë virale.

“Kurora për distancim social, është një mënyrë argëtuar, për t’u kujtuar klientëve që të respektojnë distancën dhe të shijojnë ushqimin në restorant”, shpjegoi kompania, duke prezantuar nismën.

Ideja u promovua në Instagram me fjalët “distancë, por le ta bëjmë me stil”, duke demonstruar kurorën e cila vjen në trajtën e kapeleve meksikane. /a.y/noa.al