Transmetuar më 27-05-2020, 10:20

Deputeti i opozitës parlamentare, reagon pas përjashtimit me dhjetë ditë nga Kuvendi, pasi në seancën parlamentare të së enjtes së kaluar nxori në foltore një lëpirëse, duke i etiketuar deputetët e mazhorarancës “lëpirësa”,

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai shkruan se “Shërbimet e partisë mëmë më kanë përjashtuar dje për 10 ditë nga aktivitetet e Kuvendit, për të dytën herë. Vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit! 7 gra deputete socialiste i janë bindur kokulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës duke kërkuar ‘internimin’ tim, sepse duan të fshehin të vërtetën. Produkte të denja listash partiake”.

Gjoni thotë se Kuvendi kontrollohet sot prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që Teatri Kombëtar u duket si kuti tallashi.

Ai deklaron se është përjashtuar sepse kërkoi të parashtronte disa pyetje mbi transparencën e shembjes së Teatrit ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi ashtu siç thotë se i jep të drejtë Pika 7 e Nenit 103 të Rregullores së Kuvendit.

“Pyetjet mu kërkuan të ngriheshin nga një grup organizatash të shoqërisë civile drejtuar nga Qendra ResPublica e cila mbetet kritike ndaj aktivitetit klientelist të Komisionerit (gjoja të pavarur). Nuk mund të ketë etikë normale e as ulje koke përballë kësaj arrogance diabolike që po shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët. Vetëm denoncime dhe lolipop do kenë. Këta që sot duhet të ishin në burg, sot flasin për etikë parlamentare ndërkohë që i kanë futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare”, shkruan Gjoni.

Ai thotë në mbyllke se do vazhdojë të ulërasë pa pushim e pa kompromis për këtë padrejtësi që po i bëhet Shqipërisë derisa çdo shqiptar i pavarur e i ndershëm të më bashkohet në betejën për t’a shporrur këtë kastë të korruptuar drejt burgut.

Fjala e Gjonit në seancë që solli përjashtimin, më poshtë dhe video

“Nga ata që erdhëm vjet kemi mbetur shumë pak me atë mendje. Jemi përpara shtetit të fadromës dhe shtetit të buldozerit. Kjo mazhorancë nuk ka më integritet përpara popullit që pas shembjes së godinës së Teatrit. Nuk mundet ta shuaj dhimbjen e madhe të popullit asnjë injorant që ka ardhur në qytet dhe e quan atë godinë tallash. Nuk e pranoj si tiranas diçka të tillë. Ai është çelenit o injorantë, o injorantë, që përdorët në studiot më të shtrenjta. Suedezët mburren me godinat me baltë. Çdo komb krenohet me historinë e tij. Të huajt i kanë si godina lepujsh, por i ruajnë, i promovojnë. Çfarë lloj speciesh jeni mor? Lëpirsa lolipopi”. /a.y/noa.al

Nxori lëpirëse në Parlament, Ralf Gjoni përjashtohet 10 ditë