Transmetuar më 27-05-2020, 12:29

Nga 21 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, 13 prej tyre u konfirmuan në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.

Në vijim mësohet se të infektuarit janë dy mjekë dhe 5 infermierë, ndërsa 6 të tjerë janë pacientë.

Zbulimi i tyre u bë në vijim të tamponëve të kryer pas konfirmimit të infermieres së infektuar dy ditë më parë.

Prej 13 të infektuarve në QSUT, 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë janë transferuar në spitalin infektiv. /a.y/noa.al

Konfirmohen 21 të prekur me koronavirus, 13 te QSUT, i infektoi infermierja