Transmetuar më 27-05-2020, 13:46

Sapo shkel në maternitetin e Kukësit, e përballesh me krijesat më të mrekullueshme të njerëzimit, harron atë çfarë ke lënë jashtë këtij institucioni. Prej mëse tre muajsh qytetarët dhe mbarë opinioni publik janë mbërthyer nga pandemia globale e Covid 19, pothuajse duke harruar se në fakt jeta ka vijuar në rrjedhën e saj.

Në maternitetin e Kukësit, këto tre muaj pandemie, kane ardhur ne jete me shume se 140 femije, e te gjithe gezojne shendet te plote. Po ashtu janë rritur ndjeshëm shtatzënitë gjatë kësaj periudhe.

Shefja e shërbimit obstetrik Gjinekologjik Venezije Doci, thote se kjo periudhe tejet e veshtire, po kalon mjaft mire ne maternitet. Nenat dhe femijet jane ne gjendje stabel dhe fatmiresisht, edhe pse ne situate pandemie dhe mundesive per perhapjen e covid 19, asnje rast i tille nuk eshte shenuar ne maternitetin e Kukesit.

Ne gjendjen civile, mesojme se jane 16 femije te lindur me shume se sa e njejta periudhe e vitit te kaluar. Por pavaresisht shtimit ne numrin e lindjeve te kesaj periudhe, ne total ka renie vit pas viti, madje shume pak ndikim kane edhe masat stimuluese te qeverise per shperblimin me 40 mije leke per cdo lindje, shperblim i cili sipas gjendjes civile eshte terhequr rregullisht dhe ne kohe nga cdo perfitues.

Dikur mesatarja e lindjeve vjetore ne Kukes i kalonte 900 deri ne 1200 femije, e behet fjale para viteve ’90, por kjo shifer prej nje dekade ka ardhur ne tkurrje e tashme ka zbritur ne 370 deri ne 410 lindje në vit.