Transmetuar më 27-05-2020, 14:02

Moderatorja Klea Huta ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ku pritja e ëmbël duket se i ka shtuar oreksin.

“E uritur”, shkruan ajo, teksa ndan një fotografi ku shihet duke ngrënë.

Kjo foto duket se është pjesë e setit fotografik të realizuar pak ditë më parë, për të fiksuar periudhën e fundit të pritjes.

Moderatorja dhe kompozitori Elgit Doda, do të bëhen me djalë, ndërkohë që Klea ka zbuluar se i shoqi do e shoqërojë edhe në sallën e lindjes.

Çifti u martuan në vjeshtë në një ceremoni intime në Marok. /a.y/noa.al