Transmetuar më 27-05-2020, 16:08

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar nga policia në zonën e Picallës, në Kryeqytet.

B. Z., 22 vjeç dhe F. A., 30 vjeç, u vunë në pranga si pjesë e operacionit të koduar “Baldushku”.

Policia pikasi një makinë të ndaluar dhe shkoi për të kontrulluar automjetin, por edhe banesat e dy të rinjve.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 5 doza me kokainë dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara cannabis sativa.

Gjithashtu, janë sekuestruar dhe dy aparate celularë, një peshore elektronike dhe automjeti në pronësi të shtetasit F. A.

Materialet procedurale të do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit B. Z. dhe për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe ”Kultivim i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit F. A. /k.k/noa.al/