Transmetuar më 27-05-2020, 16:19

Kryetari i Partisë Demokratike po zhvillon një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Takimi mbahet në selinë e PD-së, dhe vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit të diplomatëve të huaj në vend.

Fokusi i bisedës lidhet me Reformën Zgjedhore, pasi kanë mbetur edhe pak ditë që palët të dalin me një propozim konkret.

Bëhet me dije se pas ambasadorit gjerman, Basha do të takohet me ekspertët e Reformës Zgjedhore.

Ndërkaq ditën e nesërme, në orën 17:00,  mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. /k.k/noa.al/