Transmetuar më 27-05-2020, 17:51

Autoritetet e Sidneit në Australi kanë arrestuar ditën e hënë një oficere burgu.

Ajo dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një të burgosur, në ambientet e qelisë.

Melissa Gooduin, 25 vjeçe, u arrestua të hënën në mëngjes për ngjarjen me të burgosurin e cila ka ndodhur në nëntorin e vitit të kaluar.

Policia pretendon se në pesë raste ajo kishte pasur marëdhënie seksuale me një të burgosur, në Qendrën e Paraburgimit dhe Pritjes Metropolitane të Sidneit, në Silverwater, në perëndim të qytetit. /k.k/no.al/