Transmetuar më 27-05-2020, 18:07

Numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka shënuar rritje në krahasim me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 584 raste të reja me virus.

Ndërkohë, edhe numri i jetëve të humbura ka shënuar rritje po ashtu. 117 pacientë nuk arritën që ta fitojnë betejën me koronavirusin.

Aktualisht në Itali janë 50 mijë e 966 raste aktive.

Ndërkohë, Lombardia vijon të mbetet zonë e nxehtë ku nga 584 rastet e reja, 384 janë vetëm në këtë rajon, ashtu sikundër edhe 58 viktima. /k.k/noa.al/