Transmetuar më 27-05-2020, 18:51

Një metodë shumë e çuditshme është aplikuar nga një prift në Indi, me shpresën se do largonte koronavirusin.

Srinivasa Siddhar, nga shteti jugor i Tamil Nadu, u fut thellë në baltë, duke lënë jashtë vetëm kokën, dhe e rrethoi veten me zjarr me shpresën se kjo gje do ndalte krizën globale shëndetësore.

Prifti e vërtetoi përkushtimin dhe dëshirën e tij të madhe për të zhdukur virusin, duke ndejtur i varrosur në baltë për 8 orë.

Nga video mund të shohim se Siddhar dëgjohet duke thënë lutje të shumta, dhe rreth e përqark tij kishte zjarr që lëshonte tym të zi.

“Puja” është një adhurim ose një ritual i kryer nga Hindisët dhe Budistët për të ofruar homazhe dhe lutje për një ose më shumë hyjnive ose për të festuar shpirtërisht një ngjarje. /k.k/noa.al/