Transmetuar më 27-05-2020, 19:40

Në vitin 2017 bëri bujë rasti i një shqiptari, që së bashku me një shok grek kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë nga Anglia.

Së fundmi, gjykata ka vendosur që dy të rinjtë të paraqiten dy herë në muaj në prokurori, teksa është zbardhur edhe ngjarja që ka ndodhur.

Ishte korriku i vitit 2017 kur një 26-vjeçare nga Britania krijoi lidhje intime me 21-vjeçarin shqiptar, në Rodhos.

Teksa ishin në një lokal, të dy përfunduan në dhomën e një hoteli. Por në ato momente vjen shoku i shqiptarit, një 23-vjeçar grek, i veshur vetëm me të brendshme.

Shqiptari, pretendon vajza, i kërkoi asaj që ta puthte edhe atë, por ajo nuk pranoi. Më pas, sipas dëshmisë, ata e detyruan që të bënte seks me të dy.

Pasi kryen aktin, i riu shqiptar e çoi atë në dhomën ku po qëndronte me të afërmit, dhe rrugës, kur ajo u ankua për atë që ndodhi, i tha se “e meritonte”, pasi i riu pretendoi se ajo e tradhtonte me dikë tjetër.

Kur hyri në shtëpi, ajo i rrëfeu tezes së saj atë që kishte ndodhur dhe ishte kjo e fundit që i kërkoi të denonconte rastin në polici. Duke kërkuar falje, të dy të pandehurit mohuan kategorikisht akuzat, duke thënë se gjithçka ishte me dëshirë. /k.k/noa.al/