Transmetuar më 27-05-2020, 19:47
Teksa ka nisur numërimi mbrapsh sa i përket afateve të Reformës Zgjedhore, duket se edhe palët politike kanë shtuar takimet.
Së fundmi, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili kanë shkuar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Po ditën e sotme Basha u takua me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.
Takimi i Bashës me diplomatin gjerman u zhvillua një ditë pas takimit që ai pati me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku dha garancinë se opozita mbetet e angazhuar për përmbylljen e reformës brenda 31 majit.
Nesër, në orën 17:00, do të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. /k.k/noa.al/