Transmetuar më 27-05-2020, 20:42

Është mjaft e thjeshtë që një i prekur me koronavirus të infektojë edhe persona të tjerë në një ambient të mbyllur, siç janë urbanët e transportit publik.

Në një simulim të udhëtimit në transport publik, të bërë nga firma e softuerve MSC, mund të shihet se si një person i infektuar mund t’ua kalojë virusin pasagjerëve të tjerë vetëm duke folur.

Kërkuesit zbuluan se dikush që mund të jetë duke folur me një mik në transportin e nëntokës mund t’i infektojë të tjerët me koronavirus edhe nëse nuk tështin apo kollitet.

Modeli i ri tregon se si spërklat që lëshohen nga frymëmarrja shpërndahen në disa hapësira të mbyllura.

Dr Julian Tang, ekspert për sëmundjet respiratore nga Universiteti i Leicester, tha për BBC se spërklat e prodhuara ndërsa flasim nuk udhëtojnë aq larg sa ato që lëshohen nga kolla apo tështima, por studiuesit thonë se mbeten mjaft të rrezikshme për transmetimin e virusit. /k.k/noa.al/