Një ngjarje e tmerrshme vjen nga Ukraina ku një 12-vjeçar është përdhunuar dhe mbytur nga një pedofil.
Para krimit të tmerrshëm të miturit iu ofruan ëmbëlsira dhe u josh në një ndërtesë të braktisur në Ukrainë.
Djaloshi Rodion Volkov, raportohej se po kthehej në shtëpi nga stërvitja e futbollit, kur një burrë iu afrua dhe filloi një bisedë në qytetin e Dnipro, në pjesën qendrore të vendit.
Duke fituar besimin e djalit, i moshuari e çoi atë në një dyqan ushqimesh aty pranë dhe i bleu atij një paketë ëmbëlsirash.
Imazhet e kamerave të sigurisë tregojnë djalin që qëndron pranë burrit, 59 vjeçar, në një dyqan.
Një fotografi tjetër i tregon ata më pas duke ecur bashkë. Pasi dolën nga dyqani, burri dyshohet se e ftoi Rodionin për një takim në një ndërtesë të braktisur në një park lokal.
Kur hynë në ndërtesë, burri e përdhunoi, më pas e vrau dhe kreu marrëdhënie seksuale me trupin e pajetë, thanë hetuesit.