Transmetuar më 27-05-2020, 21:33

Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të fundit publike për koronavirusin thotë se Shqipëria deri më sot ia ka dalë faqebardhë me pandeminë por së fundmi shifrat në Tiranë nuk janë të mira.

Sipas tij shkak janë turmat e iniciuara nga partitë politike për atë që ai e quan ‘karakatinën’ e Teatrit po rrezikojnë ndjeshëm shëndetin e qytetarëve.

”Ai as ka ikur dhe as është mundur përfundimisht. Numrat në Tiranë nuk po flasin mirë. Shfaqjet politike me turma pa asnjë lloj mase por përkundrazi me karshillëk që flet për papërgjegjshmëri, dhe në rastin më të keq për dritëshkurtësi po vijojnë edhe përtej të 3-tave të karakatinës së Teatrit.

Sa për të mbledhur firma për pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që me demek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit. Bëni kujdes, kujdes, se nuk ju vjen asgjë e keqe nga meraku.

Pasojat e asaj që hoqëm do i kalojmë por edhe me shtrëngesat që kemi, por me shëndetin e familjeve nuk luhet", shprehet Rama.