Transmetuar më 27-05-2020, 21:52

Në daljen e tij të fundit publike për koronavirusin, kryeministri Edi Rama është shprehur se me 1 qershor do të hapen, kopshtet, kufijtë dhe shumë aktivitete të tjera që deri më sot nuk janë lejuar.

Ndër të tjera Rama është shprehur se do të hapen edhe plazhet, ndërsa kjo sipas tij është java e fundit e zonave me ngjyra.

“Më 1 qershor hapen kopshte, kufijtë, qarkullimin e makinave në të gjithë vendin, plazhet do jenë të hapura.

Por nuk do lemë asnjë subjekt privat përveç hoteleve që të vendosin çadra në rërë, pa autorizimin e përkatës.

Kjo është java e fundit e zonave me ngjyra dhe ndalim kalimi përtej kufirit në zonat e kuqe.

Të premten do të dalë urdhri dhe unë do e shpërndaj në Facebook,”- tha Rama ndër të tjera.

Rama u shpreh për qytetarët që rrezikun e infeksionit të mos e përqeshin.

"Shani e shfryni sa të doni, por rrezikun e infeksionit mos e përqeshni. Pasi përballuam më të keqen dhe largqoftë mos mbyllemi prej atyre që duke refuzuar ta pranojnë ekzistencën e rrezikut mund të hapen si vaji në lakra. Kjo fazë ku kemi hyrë është shumë delikate. Mund ta harrojmë se virusi as ka ikur as është mundur", tha Rama./noa.al/