Transmetuar më 27-05-2020, 22:04

Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të fundit publike për koronavirusin tregoi pendesë që ka kthyer përgjgje ndaj komenteve fyese në Facebook.

Duke u ndalur tek rrjetet sociale, Rama iu kërkoi ndjesë atyre që mund të ketë lënduar.

“Asgjë, asnjëherë nuk është e përsosur, asnjë qeveri dhe asnjë lider s’ka shmangur dhe s’mund të shmangin dot vendime të gabuara, kritika apo masakrime publike për një vendim të caktuar, sidomos në kushte si këto kur koha nuk pret.

Edhe më të lavdishmit po të ngjalleshin edhe njëherë, jo me të zakonshmit si unë, po të ktheheshin pas do gjenin gjëra për të mos u përsëritur.

Nuk e kam analizën e kësaj faze me skuadrën por nëse do kthehesha pas nuk do iu përgjigjesha më komentatorëve brutal në faqen time”,- tha ai./noa.al/