Transmetuar më 27-05-2020, 22:27

Një vajzë 18-vjeçare nga Britania e Madhe ka befasuar jo pak me vendosmërinë e saj për të rrëzuar kilet e tepërta.

Është fjala për studenten Holly Bolton nga Essex, e cila ka humbur thuajse gjysmën e peshës së trupit të saj.

“Mirror” shkruan se në moshën 11-vjeçare, Holly ishte shumë e shëndoshë dhe vishte rroba të masave shumë të mëdha.

18-vjeçarja ka treguar se shpeshherë edhe talleshin me të.

“Nuk mendoja se mund ta arrija të dobsohesha ndonjeherë pa ndërhyrje kirurgjikale. Por një ndërhyrje e tillë në atë moshë ishte e rrezikshme. Fillova disa dieta por tek unë nuk po jepnin efekt.

Pastaj fillova palestrën. Instruktori më motivonte shpesh. Pas pak kohe fillova ta doja palestrën dhe kur vura re ndryshimet e para fillova ta pelqej veten,”- tha 18 vjeçarja./noa.al/