Transmetuar më 28-05-2020, 00:57

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë sërish 24 orët e fundit nga shifrat e rënda të viktimave që kishin rreth 2 muaj. Sot janë raportuar afro 1500 të vdekur dhe ky numër vijon të rritet pasi jo të gjitha shtetet kanë përfunduar raportimet ditore.

Sipas të dhënave, 24 orët e fundit janë regjistruar edhe mbi 18 mijë të infektuar të rinj.

Aktualisht janë mbi 102 mijë të vdekur dhe rreth 1.8 milionë të prekur nga koronavirusi, raporton noa.al duke cituar të dhënat e Worldometer.

Në gjendje kritike për jetën ndodhen 17.153 njerëz në spitale të ndryshme amerikane, nën terapi intensive. Nga afro 1.8 milionë të infektuar, vetëm më pak se 500 mijë njerëz janë shëruar.

Është e paqartë pse u rrit sërish numri i viktimave 24 orët e fundit. Një ditë më parë ishin 774 të vdekur e më 25 maj vetëm 505. Kurse më 24 maj ishin 613 jetë të humbura. /noa.al/