Transmetuar më 28-05-2020, 08:08

Pak ditë më parë aktorja e njohur Olta Gixhari bëri me dije se është shtatzënë për herë të parë.

Një shtatzëni e cila e gjeti në Spanjë, ku dhe kaloi karantinën me partnerin e saj.

Po atje mësoi edhe lajmin e shtatzënisë dhe tani duket se po i afrohet mesit të pritjes së ëmbël.

Bashkë me këtë periudhë shtohen edhe emocionet dhe përjetimet, të cilat Olta nuk rresht që ti ndajë.

Teksa ka ndarë fotografi nga barku i rrumbullakosur dukshëm nga shtatzënia, ajo zbulon se ka nisur blerjet për pjesëtarin më të ri të familjes.

Ajo ka publikuar fotografi nga dyqani ku shkruan, “Kjo është pjesa që vdes”, duke zbuluar kësisoj emocionet që po përjeton. /a.y/noa.al