Transmetuar më 28-05-2020, 08:22

Një operacion i policisë së Durrësit i koduar “Përsëritësi” ka vënë në pranga një person, të akuzuar për një sërë vjedhjesh me dhunë.

I dyshuari akuzohet se vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, këmbësorët që kalonin për në zonën e plazhit.

Nga hetimet e kryera, pasditen e djeshme, e mërkurë u vu në pranga E. H., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

I riu dyshohet se muajt e fundit ka kryer disa vjedhje me dhunë ndaj këmbësorëve, nëpërmjet kanosjes me thikë:

– Më datë 10.05.2020, në lagjen nr. 14, te Ura e Dajlanit, i ka vjedhur me dhunë, 30.000 lekë, shtetasit R. Xh., 62 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.

– Më datë 26.05.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. I., një aparat celular dhe shumën prej 6000 lekësh.

– Më datë 28.04.2020, në lagjen nr. 17/1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit A. M., një aparat celular.

– Më datë 07.05.2020, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur shtetasit G .S., shumën prej 22.000 lekësh. /a.y/noa.al