Transmetuar më 28-05-2020, 10:09

Katër meshkuj shqiptarë janë identifikuar nga policia italiane si grup i trafikut të drogave të ndryshme dhe janë vënë në pranga. Kapja e tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar San Silvestro, së bashku me pesë shtetas italianë.

Ata janë Geraldo Ismailaj, 42 vjeç; Alban Limaj, 32 vjeç; Irfan Bajrusi, 24 vjeç dhe Alvaro Aliaj, 28 vjeç. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane për 5 nga të arrestuarit është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa për 4 të tjerë arrest shtëpie.

Gjithashtu janë sekuestruar sasi të mëdha droge, 3800 kilogramë marijuanë, 1 kilogram kokainë dhe 1 kilogram heroinë.

Mësohet se grupi e siguronte drogën në Shqipëri. Sapo e merrte lëndën narkotike në territorin italian, fillonte shpërndarja nga anëtarët e bandës. Mediat italiane se në këtë operacion pati bashkëpunim edhe nga policia shqiptare.