Transmetuar më 28-05-2020, 12:55

U vra në moshën 14-vjeçare nga personi që duhet të kujdesej dhe ta mbronte, i ati.

Historia e Romina Ashrafi, po bën xhiron e Iranit, pasi e reja u arratis me një 28-vjeçar, Bahman Khavari, të cilin e donte dhe që donte të martohej me të.

Por i ati, e ndëshkoi për këtë veprim, duke e therur teksa ishte në gjumë.

Një histori drithëruese nga veriu i Iranit, zona e Gilan, e pasuar me krimin e tmerrshëm, pasi babai ishte kundër martesë së Rominës me të dashurin, çka bëri që dy të rinjtë të arratisen.

Por ata u gjetën dhe ndaluan nga policia, ku e mitura u kthye në familje ndonëse kishte thënë se kishte frikë për jetën, shkruan noa.al.

Frika e saj rezultoi e provuar, pasi gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes së kaluar, ajo u ther në gjumë nga ia ati Karbala Reza Ashrafi.

Pas krimit ai doli nga shtëpia me thikë në dorë, duke treguar gjithë çfarë kishte bërë. /a.y/noa.al