Transmetuar më 28-05-2020, 15:03

Thirren në Prokurorinë e Tiranës për tu marrë në pyetje tre specialisstt e Institutit të Ndërtimit, të cilët firmosën akt-ekspertizën për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Bëhet fjalë për tre ekspertët të cilët konstatuan pamundësinë e rikonstruksionit të tij.

Ata janë marrë në pyetje gjatë ditës së sotme, pas kallëzimit nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Aleanca i akuzoi inxhinierët për falsifikim, duke hedhur akuza se nuk e kanë kryer verifikimin në terren dhe se nuk kanë qenë asnjëherë në objekt. /a.y/noa.al