Transmetuar më 28-05-2020, 16:02

Kryeministri Edi Rama njofton se këstet e kredive shtyhen me tre muaj.

“Bashkëfirmosëm me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020”, shkruan Rama.

Ai bën me dije gjithashtu se Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë.

Gjithçka sipas kreut të qeverisë, në mënyrë që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31 dhjetor 2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi.

Shtyrja e kësteve të kredive, bëhet në kuadër të masave lehtësuese, pas situatës së koronavirusit. /a.y/noa.al