Transmetuar më 28-05-2020, 20:41

Moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale duke treguar se babai i saj ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe i shtruar në spital.

Nëpërmjet publikimeve në Instastory, ajo ka zgjedhur të falenderojë me fjalë zemre bluzat e bardha që po kujdesen sipas saj shumë për të atin.

“Në përgjithësi nuk i tregojmë momentet e vështira në rrjete sociale.

Jo për t’i fshehur, por për të mos transmetuar trishtim te ata që na ndjekin.

Por… Ja vlen ta bësh publike kur ke falenderime të sinqerta për të thënë”, shkruan Rudina dhe menjëherë ka falenderuar mjekët e QSUT-së./noa.al/