Transmetuar më 28-05-2020, 23:51

Një studim pohon se femrat të cilat shikojnë filma me “pullë të kuqe” kanë tendenca të jenë më të lumtura.

Sipas studimeve, ato kanë shënuar pikë më të larta në testimet të cilat e masin kënaqësinë jetësore sesa femrat të cilat nuk kanë shikuar asnjëherë materiale të tilla.

Ekspertët kanë zbuluar se meshkujt shikojnë filma të tillë kur janë të vetmuar ose nuk janë të lumtur në një lidhje, ndërkaq femrat janë më të prira t’i shijojnë ata filma për të rritur, për një lidhje më të lumtur.

Hulumtuesit gjermanë i kanë anketuar gjithsej 2,527 të rritur – me moshë mesatare prej 49 vjetëve – për shprehitë e tyre të shikimit të filmave me “pullë të kuqe”.

Gjermanët kështu zbuluan se 27 për qind e meshkujve shikojnë filma të tillë, krahasuar me vetëm shtatë për qind të grave.

Por interesantja qëndron te fakti se femrat kryesisht shikojnë filma me “pullë të kuqe” kur janë në një lidhje./noa.al/