Transmetuar më 29-05-2020, 08:56
Pajisjet e sekuestruara

“Pirateria 2”, u kodua një operacion i policisë së Korçës, duke vënë në pranga dy persona, të cilët bënin abonime televizive në mënyrë piraterike.

Nga informacionet e marra dhe hetimet e kryera, gjatë kësaj të enjteje u bë arrestimi në flagrancë i Oltion Shahinasit, 27 vjeç dhe Kostika Naumi, 60 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se, duke qenë të palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryenin abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit.

Vlerat e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, të dyshuarit nuk i kishin deklaruar pranë organeve tatimore, duke kryer fshehje të ardhurash.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njësinë e shitjes në pronësi të 27-vjeçarit, në lagjen nr. 10, u gjetën aparate që përdoreshin për transmetime pirate televizive dhe një sasi lekësh të cilat dyshohen të jenë siguruar nga kjo veprimtari, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Shkelja e të drejtave të autorit”, “Fshehja e të ardhurave”. /a.y/noa.al