Transmetuar më 29-05-2020, 09:50

Ndërsa Saranda deri më tani rezultonte e paprekur nga koronavirusi, konfirmohet rasti i parë.

Mësohet se nga testimet e personave të dyshuar gjatë 24 orëve, është konfirmuar një grua e prekur.

Bëhet fjalë për një shtetase ukrainase, e cila kishte shkuar për pushime në Sarandë.

Prej disa muajsh ajo jetonte në Tiranë, ndërsa në Sarandë ka apartamentin e saj ku shkonte për pushime.

Aktualisht po vijon hetimi epidemiologjik, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të kontakteve të saj. /a.y/noa.al