Transmetuar më 29-05-2020, 10:24

Dy mjekë në qendrën shëndetësore numër 9 në Tiranë janë prekur koronavirusi.

Ata janë testuar ditën e djeshme dhe mësohet se kanë rezultuar pozitivë, por nuk dihet gjendja e tyre.

Lajmi raportohet nga ‘Abc’, duke cituar burime.

Gjatë javës së fundit është shtuar numri i të prekurve, ku vatra kryesore vijon të jetë kryeqyteti.