Transmetuar më 29-05-2020, 10:43

Lë të vdes nga uria vajzën 4 vjeç në krevat, kufomën e saj e hanë minjtë.

43-vjeçari Mark Dunn, nga Birsbane, në Australi, akuzohet për vrasjen e vajzës së tij Willow, 4 vjeç, e prekur nga sindromi Down.

Burri e la vajzën të vdiste urie, ndërsa më tej e braktisi trupin e saj në krevat ku u dekompozua dhe u gjet me kafshime minjsh.

Babai deklaroi se e gjeti kufomën e së bijës, vetëm dy ditë para se të mbërrinin autoritetet, duke deklaruar se krevati ishte mbushur me minj.

Kur mjekët mbërritën në apartament këtë të hënë 25 maji, vajza ishte e vdekur, por duket se babai kishte kërkuar ndërhyrjen e tyre, pasi ishte në telashe.

Nga ekspertiza në trupin e pajetë, rezultoi se vogëlushja ishte e kequshqyer prej kohësh dhe se i ati e kishte braktisur kufomën. /a.y/noa.al