Transmetuar më 29-05-2020, 14:08
Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët një peshkarexhë prej druri, në mes të detit në Durrës.

Mësohet se peshkarexha është përfshirë nga flakët, disa milje larg bregut, ku si pasojë e djegies është fundosur.

Gjithçka ka ndodhur përballë Porto Romanos, ku ndërhyrja e rojës bregdetare, ka bërë të mundur shpëtimin e tre pjesëtarëve të ekuipazhit.

Zjarri ka rënë në peshkarexhën me emrin "Anxhela".

Nuk dihen ende rrethanat e rënies së zjarrit, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al