Transmetuar më 29-05-2020, 14:25
Foto ilustruese, plazh Greqi

Duke nisur nga mesi i muajit qershor, data 15, Greqia do të hapë kufijtë me Shqipërinë dhe 28 shtete të tjera.

Kufijtë do të hapen për turistët, ku do të lejohen fluturime në Athinë dhe Selanik.

Vendimi u morr pas studimeve dhe hetimeve epidemiologjike, të 29 shteteve me të cilat hapen kufijtë, nga Komiteti i Sëmundjeve Infektive.

Krahas Shqipërisë, kufijtë hapen edhe me Australinë, Austrinë, Maqedonia e Veriut, Bullgarinë, Gjermaninë, Danimarkën, Zvicrën, Estoninë, Japoninë, Izraelin, Kinën, Kroacinë, Qipron, Libanin, Lituaninë, Maltën, Malin e Zi, Zelandën e Re, Norvegjinë, Korenë e Jugut, Hungarinë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë, Slloveninë, Republikën Çeke dhe Finlandën.

Ministria e Turizmit në Greqi bën me dije se turistët, do të kontrollohen për simptomat e koronavirusit.

Po ashtu lista e shteteve, është paralajmëruar se do të zgjerohet nga muaji korrik. /a.y/noa.al