Transmetuar më 29-05-2020, 14:37
Fabrizio Bucci, foto arkiv

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci, apelon që reforma zgjedhore të mbyllet brenda ditës së nesërme, 30 majit.

Duke folur nga Vlora, ai tha se palët kanë zhvilluar takime dhe po vijojnë ende.

“Ne kemi mjaft shpresë se do të miratohet brenda datës 30 maj. Reforma stabilizon modulin dhe kriteret për zhvillimin e zgjedhjeve, për këtë është e rëndësishme të gjendet formula e përshtatshme”, u shpreh ambasadori.

Po ashtu ai u pyet edhe lidhur me çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, ku tha se për Italinë është tepër me rëndësi mbrojtja e arkitekturës, por edhe veprave të mbrojtura nga UNESCO.

“Ka qenë gjithmonë një debat midis mazhorancës dhe opozitës dhe kur është një diskutim i tillë midis palëve politike nuk ndihmon në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Nuk është detyra dhe pozicioni i një ambasadori për të komentuar vendimet e qeverisë, një ndër to edhe shembja e Teatrit Kombëtar. Detyra e ambasadorit dhe Italisë është të nxisim bashkëpunimin dhe dialogon midis artistëve dhe palëve politike”, tha ai. /a.y/noa.al