Transmetuar më 29-05-2020, 15:58

Policia e Koçës ka vënë në pranga sot dy të rinj, të cilët akuzohen se tentuan të vrisnin një person.

Ata janë shtetasit F. L., 30 vjeç, dhe E. R., 29 vjeç, të dy banues në Korçë, dhe akuzohen për ngjarjen e ndodhur në 15 shtator të vitit të kaluar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 26.10.2019, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 15.09.2019, në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale”, sqaron policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/