Transmetuar më 29-05-2020, 16:40

Një person është gjetur i pajetë në lumin Buna në Shkodër.

Mësohet se i mbyturi është një shtetas maroken, ndërsa ngjarja ka ndodhur më konkretisht në fshatit Darragjat, në njësinë administrative Dajç

Po ashtu thuhet se ky person ishte me pasaportë franceze, por nuk dihen rrethanat në të cilat ndodhej në këtë zonë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje. /k.k/noa.al/