Transmetuar më 29-05-2020, 17:44

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen e rëndë të pasdites së sotme, ku në Lumin “Buna” është mbytur një person.

Mësohet se i ndieri është 35-vjeçari me inicialet R.M, nga Maroku.

Ngjarja u raportua në Darragjat të Shkodrës, ku ende vijon puna për nxjerrjen e trupit të pajetë të të riut.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime sëbashku me banorët e zones.

Të paqarta janë shkaqet që çuan në mbytjen e 35-vjeçarit. /k.k/noa.al/

Mbytet një person në Bunë, të paqarta shkaqet