Transmetuar më 29-05-2020, 18:34

Gjykata e Tiranës nuk e ka pranuar vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, i cili vendosi në regjimin "41- Bis" 5 të paraburgosur.

Në mesin e këtyre të fundit ishin edhe të pandehur të dosjes “339”.

Vendimi është marrë ne 23 maj pas një përplasje që të arrestuarit patën me policët gjatë një kontrolli në qelitë e tyre, ku janë gjetur celularë të futur ilegalisht brenda burgut 313.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pasi ka analizuar ngjarjen, ka kërkuar në gjykatë izolim për thyerje të rregullave në qeli kërkohet edhe për Hajri Seferin, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin.

Kërkesa e kreut të burgjeve u shqyrtua në dhomën penale Tiranë nga gjyqtarja Migena Laska.

Kjo është hera e parë në paraburgimet e Tiranës që Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërkon izolimin e të paraburgosurve ose të burgosurve në regjim të veçantë sigure, ndërsa më herët një vendim i tillë është kerkuar për një të burgosur në burgun e Korçës.

Të burgosurit me regjim të veçantë sigurie nuk u lejohen takim me familjarët dhe komunikimet me ta, si dhe kanë masa më të forta sigurie. /k.k/noa.al/