Transmetuar më 29-05-2020, 20:19

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca kërkon që Reforma Zgjedhore të përfundojë brenda muajit maj.

“E rëndësishme është që ka përparim në Reformën Elektorale në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të ndërmarrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri më 31.5.2020.

Ne duam që Shqipëria të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, shkruan Soreca në Tuiter.

Më herët edhe ambasadorja amerikane ka kërkuar të njëjtën gjë.

Por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në Këshillin Politik për këtë reformë. /k.k/noa.al/