Transmetuar më 30-05-2020, 02:01

Koronavirusi është rikthyer në qarkun Elbasan, pasi në tregun e qytetit të Librazhdit është regjistruar një person i infektuar, raporton noa.al.

Burri me inicialet F.K, banor i Librazhdit, ka shfaqur simptoma të Covid-19 dhe është paraqitur vetë në spitalin Covid 2 që është rikthyer si Sanatoriumi.

Mësohet se i infektuari është shitës në tregun qytetës. Dyshimet janë se ai mund të ketë infektuar dhe disa njerëz të tjerë. /noa.al/