Transmetuar më 30-05-2020, 08:41

Këngëtarja dhe moderatorja Gerta Heta është surprizuar në një mënyrë shumë origjinale në mes të emisionit.

Teksa këtë të premte ishte e ftuar tek “Rudina”, ajo është zënë në befasi nga dërgimi i luleve nga Matko, bashkëshorti kroat, por më së tepërmi nga mesazhi që i shoqërionte.

Krahas saj, lule u dërguan edhe për dy vajzat e çiftit, Lunën dhe Matean.

Mesazhi i shkruar nga Matko, që përloti Gertën:

“Faleminderit Zot që në këto dy muaj izolim ishte ti si bashkëshortja ime. Në këtë periudhë kam kuptuar se sa e lehtë është jetesa me ty. Shpresoj të vazhdojmë kështu me këtë qetësi derisa të plakemi. Të dashuroj! Ti dhe vajzat tona jeni gjithçka për mua në jetë. Kur nuk jam afër jush zemrat e babit më mungon shumë zhurma juaj që bëni 24 orë në ditë. Ju ka Tata shumë xhan të dyjave, Volim Bas”. /a.y/noa.al