Transmetuar më 30-05-2020, 09:09

Kryedemokrati Lulzim Basha, ndan mesazhin e kreut të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, lidhur me reformën zgjedhore.

Basha thotë se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për të dhënë kontributin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standardet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë”, shkruan Basha.

Ky qëndrim vjen pas kundërshtisë së djeshme në Këshillin Politik, për identifikimin biometrik në zgjedhje.

Ndërkohë një ditë më parë, ambasadori Soreca deklaroi se është e rëndësishme që të arrihet progres në reformën zgjedhore në tryezën e Këshillit Politik.

“Ne mirëpresim sjelljen konstruktive që kanë ndërmarrë të gjitha palët dhe i ftojmë që të vazhdojnë punën me qëllimin për të arritur një marrëveshje deri më 31 maj. Kjo do t’i lejojë Shqipërisë të ecë përpara në procesin e anëtarësimit në BE”, tha ai. /a.y/noa.al